Evente
Diskutime, forume dhe ide
Programin e njoftojmë rreth një javë para çdo takimi. Ndërkohë, ja eventi i fundit që mbajtëm së bashku.

(01)Eventi i fundit

Fetë e Politikës
Folësi: Gerdi Demneri
Një bisedë mbi veprën e Emilio Gentile dhe mënyrën si politika moderne merr formën e fesë: me besimet, ritet, simbolet dhe kultet e veta, nga totalitarizmat e shekullit XX deri te fetë civile të demokracive.
- Data
- 1 Tetor 2026
- Ora
- 19:00
- Vendi
- Rr. Shaip Spahia, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë
- Formati
- Book Talks
(02)Eventet e mëparshme
Eventet e mëparshme
Bisedat, forumet dhe diskutimet që kemi mbajtur deri tani.

3 Shtator 2026Book Talks
Përhapja e Inovacioneve
Një diskutim mbi veprën e Everett M. Rogers dhe mënyrën si idetë e reja përhapen në një shoqëri: pse disa risi pranohen shpejt, pse të tjera shuhen, dhe kush janë njerëzit që i vënë ato në lëvizje.
Zgjim Dida
Rr. Shaip Spahia, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë

20 Gusht 2026Tryezë
Roli i përkthimit në kuptimin e fesë
Prishtina Talks ju fton të merrni pjesë në tryezën e radhës, duke trajtuar sfidat, kufijtë dhe përgjegjësinë që bart përkthimi i teksteve fetare.
Jusuf Kastrati
Rr. Shaip Spahia, Mahalla e Muhaxherëve, Prishtinë

2 Korrik 2026Diskutim
Distinksioni: Kritikë sociale e gjykimit të shijes
Një diskutim mbi veprën e Pierre Bourdieu-së dhe mënyrën si shija, klasa dhe kultura ndërthuren për të formësuar shoqërinë.
Zgjim Dida
Kompleksi Besa, Prishtinë
Mos humb asnjë takim
Çdo bisedë, forum e diskutim i ri shpallet i pari në rrjetet tona sociale. Na ndiq për t'u njoftuar me kohë.