Kalo te përmbajtja
30 min

Bisedë

Në dekadën e tretë të përpjekjeve për përmirësim

me Justinian Topulli

Folësi
Justinian Topulli
Formati
Bisedë
Gjatësia
30:23
Publikuar
12 Shkurt 2025

Përmbledhje

Shkëputje nga ligjërimi: "Ripërtëritje: Në dekadën e tretë të përpjekjeve për përmirësim"

Në këtë prezantim të Prishtina Talks, Justinian Topulli reflekton mbi tri dekada përpjekje për përmirësim dhe ripërtëritje fetare tek shqiptarët. Duke u nisur nga vështrimi sociologjik — dallimi mes shoqërisë tradicionale dhe modernitetit, dhe teza sekulariste se feja do të tërhiqej me përparimin e arsyes — Topulli shpjegon pse pritjet e sociologëve klasikë (Marks, Durkheim, Weber, Freud) nuk u realizuan, dhe pse në vend të zhdukjes së fesë, moderniteti solli një ripërtëritje globale të saj.

Prezantimi analizon veçantitë e rastit shqiptar (dëmi më i madh i komunizmit ndaj Islamit për shkak të elitave me prapavijë të krishterë), rolin e familjes në ruajtjen e fesë, dinamikën mes institucioneve të mëdha fetare dhe grupimeve të vogla, dhe reflekton mbi entuziazmin dhe gabimet e brezit të parë të predikuesve pas rënies së sistemit.

Disa pika që trajtohen: 📌 Pse teza sekulariste dështoi dhe feja u ripërtërit 📌 Dimensioni vertikal (hyjnor) dhe horizontal (social) i ruajtjes së fesë 📌 Pse Islami u dëmtua më rëndë nga komunizmi në Shqipëri 📌 Ismail Kadareja dhe gabimi i Ramiz Alisë për xhamitë 📌 Familja si ruajtëse identitare në kohën e komunizmit 📌 Institucionet e mëdha kundër grupimeve të vogla fleksibël 📌 Vrulli rinor, entuziazmi arab dhe gabimet e paqëllimshme

Këtu mund të shihni ligjërimin e plotë: https://youtu.be/NYasVnlIkvI?si=SeTX3yBfg6om5Ps-

📍 Prishtina Talks

Temat e kësaj bisede

Biseda e radhësPTLK_45Inteligjenca BiznesoreFuad Gashi
Të gjitha bisedat