Book Talks
Përhapja e inovacioneve
me Zgjim Dida
- Folësi
- Zgjim Dida
- Formati
- Book Talks
- Gjatësia
- 56:14
- Publikuar
- 18 Tetor 2026
Përmbledhje
Në këtë episod të Prishtina Book Talks, Zgjim Dida prezanton librin “Diffusion of Innovations” të sociologut Everett M. Rogers, një nga veprat më të cituara në shkencat shoqërore, për të shpjeguar pse idetë e reja përhapen, ose mbesin pa u përhapur. Nga rezistenca historike ndaj shkrimit, automobilit dhe rrymës, te studimi klasik i misrit hibrid në Iowa, Dida shtjellon tezën qendrore të librit: përhapja e inovacionit nuk është problem teknologjik, por proces shoqëror. Ky proces kalon nga dituria te bindja, mbështetet te rrjetet dhe liderët e opinionit, dhe ndjek lakoren S të pesë grupeve të adoptuesve.
Në pjesën e dytë, Dida i zbaton këto koncepte në raste nga Kosova dhe bota: bojkoti i produkteve serbe 27 vjet pas luftës, mënyra si u raportua lufta e Kosovës në mediat amerikane, kompjuteri që u zëvendësua para se të përhapej plotësisht, dhe debati nëse inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë programerët.
Disa pika që trajtohen:
📌 Pse një ide e mirë mund të presë dekada, madje shekuj, para se të pranohet 📌 Kush i bind njerëzit të ndryshojnë: reklama apo fqinji? 📌 Si një besëtytni lokale mund ta mundë një zgjidhje që shpëton jetë 📌 Kush fiton dhe kush humb kur përhapet një inovacion i ri 📌 Çka do të duhej që bojkoti i produkteve serbe të bëhej normë në Kosovë 📌 Pse përparësia teknologjike e AI-së nuk e përcakton vetë fatin e programerëve
📍 Prishtina Book Talks
Mendimet dhe qëndrimet e shprehura nga mysafirët tanë janë të vetë folësve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Prishtina Talks.
Temat e kësaj bisede



