Kalo te përmbajtja
31 min

PTLK_52 · Episodi 52

Miti i dhunës fetare

me Emir Ademaj

Folësi
Emir Ademaj
Formati
Episodi 52
Gjatësia
30:46
Publikuar
2 Korrik 2025

Përmbledhje

Në këtë prezantim të Prishtina Talks, Emir Ademaj trajton temën "Miti i dhunës fetare" — një lexim mbi librin me të njëjtin titull të teologut katolik William T. Cavanaugh. Ademaj analizon konstruktin laik sipas të cilit feja paraqitet si burim i veçantë i dhunës, dhe tregon se ky pretendim vetë është produkt i një botëkuptimi shekullar që ka funksione konkrete politike.

Prezantimi ndjek zbërthimin e tri termeve — miti, dhuna dhe feja — përmes prizmit të konstruktivizmit social, e lidh ideologjinë laike me lindjen e nacionalizmit dhe të shtetit-komb, dhe tregon se si teza "feja është e dhunshme" i shërben legjitimimit të dhunës shtetërore laike, nga luftërat perëndimore te konstruktimi i Izraelit.

Disa pika që trajtohen: 📌 Zbërthimi i tri termeve: miti, dhuna dhe feja 📌 Ideologjia laike si shekullarizëm dhe nacionalizmi 📌 Ngjashmëritë strukturore mes fesë dhe nacionalizmit 📌 A e ka bërë vërtet shteti-komb tejkalimin e dhunës fetare? 📌 Pse pretendimi "feja është e dhunshme" i shërben laikëve 📌 Konstruktimi i Izraelit dhe dhuna laike

📍 Prishtina Talks

Biseda e radhësPTLK_51Themelimi i një civilizimi ndërkombëtar | Historia e Civilizimit Islam 3Gerdi Demneri
Të gjitha bisedat